• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Company Introduction

  • Prezantim i përgjithshëm
  • Biznes
  • Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm
  • Historia
  • Ceragem Kosovo
  • Kultura e kompanisë

글로벌 체험후기 고객의 사랑

Chairman Message

Home > Kompania > Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm

건강문화 선도기업
Më shumë se dhjetë vjet kanë kaluar që nga dita, kur kompania Ceragem ka lansuar në treg masazhuesit termikë, më qëllim për të siguruar një jetë të bukur dhe të shëndetshme për njerëzit në tërë botën. Me një frymë pionierësh, kemi ballafaquar sfida vazhdimisht që të jemi të parët dhe më të mirët në botë. Ne jemi kompania e parë në degën tonë të industrisë, e cila ka mundësuar automatizimin e masazhuesve termikë, duke ndërtuar themelin për situatën tonë të sotme. Të gjithë këtë e kemi arritur, duke hyrë në treg që nga zero dhe duke vendosur një rrjet global të fortë të biznesit.Tani ne fokusohemi në transformimin e kompanisë Ceragem në "partnerin tuaj për njëqindvjeçarë të shëndetshëm." Ju mund të besoni te ne, si një partner që mundëson një stil jetese të shëndetshëm për njerëzit në tërë botën. Ne synojmë të krijojmë një ardhshmëri më të mirë dhe më të gjerë.
인류 건강증진
Një jetesë e shëndetshme është vlera që njerëzimi e vlerëson më së shumti, për shkak që jetët tona janë të kufizuara. Që nga fillimi i saj, Ceragem ka qenë një kompani me përgjegjshmëri sociale, e cila tregohet në përkushtimin tonë për punën vullnetare në tërë botën, për të "promovuar një stil jetese të shëndetshëm për tërë njerëzimin." Duke u fokusuar në vlerat tona thelbësore - "fokusimi te klienti, ndershmëria dhe transparenca, dhe nderimi për të punësuarit", Ceragem synon të jetë një kompani e dashur dhe e nderuar, e cila do të vazhdojë të ekzistojë për 100 vitet e ardhshme me vlera që i bashkojnë të punësuarit tanë në terë botën.
인류 건강증진
Dua t'ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, i cili na a siguruar suksesin. Ju premtoj se do të bëjmë çmos për të furnizuar klientët tanë globalë, të cilët kërkojnë një jetesë të bukur dhe të shëndetshme, me produktet dhe shërbimet më të mira të mundura, me të cilat Ceragem do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë. Në emër të kompanisë Ceragem, ju lutem të vazhdoni të na favorizoni me mbështetjen dhe interesin tuaj.

Shumë faleminderit.