• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Research and Development

  • Shkenca e kurrizit
  • Qendra e Hulumtimit R&D
  • Certifikata
  • Dizajn

글로벌 체험후기 고객의 사랑

R&D Center

Home > R&D > Qendra e Hulumtimit R&D

Qendra Ceragem R&D është krijuar në vitin 2001 për të përmirësuar teknologjinë e masazhuesit termik. Që nga atëherë Qendra Ceragem R&D fokusohet në hulumtimin dhe zhvillimin e pajisjeve tona mjekësore, siç është një masazhues automatik i bazuar në një dizajn ergonomik. Interesi i njerëzve për mënyrën se "Si të jetojmë gjatë dhe me shëndet" rritet në masën që ata gëzojnë pasuri materiale. Qendra R&D e koncentron energjinë e saj në hulumtim dhe zhvillim, në mënyrë që njerëzit mund të kujdesen për shëndetin e vet në shtëpi, duke integruar kujdesin e shëndetit në jetë.

건강을 통한 행복증진, 바로 세라젬이 추구하는 희망입니다.

세라젬의 경쟁력은 기술개발

Ceragem është përqendruar në hulumtim dhe zhvillim për të arritur një teknologji unike, e cila siguron një përparësi konkurruese dhe për të krijuar tregje të reja. Ceragem është lideri në industrinë masazhuesve termikë në Kore dhe është njohur për teknologjinë e vet dhe për produktet më të mira në nivel kombëtar dhe botëror. Sidomos Qendra R&D ka një rol thelbësor në krijimin e tregjeve të reja me avantazhe konkurruese përmes inovimit teknologjik të vazhdueshëm nga krijimi i qendrës më 19 korrik 2000.

Qendra Ceragem R&D ka zhvilluar teknologjinë me qellim të rritjes si një kompani prodhuese të pajisjeve mjekësore. Gjithçka ka filluar si një kompani e miratuar nga Administrata për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (më 25 prill 2000), para se të krijohet Qendra R&D. Më vonë, laboratori i zhvillimit është certifikuar si një degë e kompanisë më 25 shtator 2001. Emri ka ndryshuar në "Qendra Ceragem R&D" më 12 maj 2005. Qendra Ceragem R&D ndodhej në Gangnam-gu, Nonhyun-dong dhe Seul dhe pastaj ka ndërruar selinë në Cheonan-si, ku ndodhen zyrat qendrore dhe fabrika.

Selia e re ka mundësuar zgjidhjen e menjëhershme të problemeve të prodhimit, duke lidhur linjën e prodhimit me qendrën e zhvillimit të produkteve të reja. Në 2009 Qendra R&D është zgjeruar dhe shpërngulur në Jeongchon-ri, Seongeo-eup, Cheonan-si afër zyrave qendrore të kompanisë. Ceragem është koncentruar në rritjen e investimeve në R&D duke caktuar çdo vit 2 miliardë won (afërsisht 1,8 milion EUR) me qëllim për të krijuar një përparësi konkurruese. Përveç kësaj, Ceragem e zgjeron Qendrën R&G, duke rekrutuar hulumtues të shkëlqyer për zhvillimin e produkteve të reja. Ceragem merr pjesë në aktivitete të ndryshme bashkëpunimi, siç janë shkëmbimi i teknologjive dhe pjesëmarrja në projekte hulumtuese së bashku me universitete dhe institute shkencore.

Certifikatat UL për Qendrën Ceragem R&D

UL Koreja
(Underwriters Laboratories)

Qendra Ceragem R&D ështË certifikuar në kuadër të UL WTDP (Programi i testimit dhe vërtetimit të të dhënave) dhe CB-TMP (Testimi i hapësirave të fabrikantit) nga ana e laboratorët UL Koreja (Underwriters Laboratories Inc.) për herë të parë në fushën e masazhit termik në Kore në 2009. Qendra Ceragem R&D ka marrë certifikatat UL Dhe CB/CE edhe për pajisjet mjekësore(UL/IEC/EN60601-1) me ndihmë të pajisjeve të testimit dhe në prani të një vërejtësi.

Qendra Ceragem R&D ia ka nënshtruar të gjitha aspektet e prodhimit ekzaminimit të rreptë të laboratorëve UL Koreja, duke përfshirë: hapësirat, fuqia punëtore dhe udhëzimet e punës. Certifikimi nga laboratorët UL të Koresë nënkupton miratimin e hapësirave dhe pajisjeve të testimit të Qendrës Ceragem R&D, si të personelit hulumtues, në të njëjtin nivel si laboratorët UL. Ky rezultat është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe interesit të përhershëm të kompanisë Ceragem.