• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Research and Development

  • Shkenca e kurrizit
  • Qendra e Hulumtimit R&D
  • Certifikata
  • Dizajn

글로벌 체험후기 고객의 사랑

Spine Science

Home > R&D > Shkenca e kurrizit

카이로프랙틱(척추교정요법)

Fjala "kiropraktika" vjen nga greqishtja heir (dorë) dhe prattein (shëroj). Kjo fjalë përdorej për shërimet mjekësore që nuk përfshijnë kirurgji ose përdorimin e ilaçeve, por në ditën e sotme ajo përdoret për rregullimin e shtyllës kurrizore. Kjo shkencë është paraqitur në 1895, kur Dr. David Palmer ka vendosur parimet e shkencës mjekësore të kiropraktikës. Ajo nënkupton një shërim të integruar që përfshin terapinë me masazh, terapinë me ujë, terapinë me dritë, terapinë magnetike, homeopatinë dhe korrigjimin e pozitës së kockave. Kur një disk ndërvertebror shtypet, ai shtyp 31 nerva të shtyllës kurrizore, duke shkaktuar probleme funksional. Kiropraktika është fusha e mjekësisë që trajton këtë gjendje duke rregulluar kurrizin me dorë. Në këtë mënyrë organizmi shëron veten në mënyrë të natyrshme. Ky lloj shërimi njihet në 70 vende të botës si një praktikë kurative e zakonshme.

Kiropraktika korrigjon zonat e deformuara të shtyllës kurrizore me ndihmë të duarve ose instrumenteve të ndryshme. Nëse shtylla kryesore është e deformuar ose e lakuar nervat shtypen dhe kjo çon në keqfunksionimin e organeve që janë të lidhura me këto nerva kurrizore. Shumë sëmundje moderne, siç janë lumbagoja, tinitusi (tringëllime ne veshët) dhe problemet e nervave autonome, janë pasoja e problemeve të shtyllës kryesore dhe më së shpeshti bëhet fjalë për një kurriz të deformuar ose të lakuar. Duke e drejtuar kurrizin e deformuar ose të lakuar, sistemi nervoz shërohet dhe funksioni i organeve përmirësohet. Kjo çon në përshpejtimin e qarkullimit të limfës dhe në përforcimin e sistemit imun, duke parandaluar sëmundjet dhe duke ngadalësuar procesin e plakjes.

Ky informacion është rezultati i një hulumtimi të kryer dhe të botuar me orvatjet e përbashkëta të Shoqatës Kiropraktike Ndërkombëtare, e cila është anëtarë e Qendrës së Hulumtimin Kiropraktik dhe Institutit të Hulumtimit Kiropraktik Palmer.

온열치료

Në termoterapi zakonisht përdoret nxehtësi e përçueshme ose rrezatuese. E para përfshin metoda të ndryshme, siç janë rëra, banja e ngrohtë, dylli, termo-banjën dhe banjën me avull. Metodat e nxehtësisë rrezatuese përfshijnë banjën elektronike me dritë, metodën e rrezeve ultravjollce dhe metodën e frekuencës së lartë. Termoterapia përmirëson qarkullimin e gjakut, stimulon metabolizmin dhe zvogëlon dhimbjen dhe tendosjen e muskujve. Ajo është e njohur për efektet e saj pozitive në raste artriti, dhimbjeje muskulore dhe inflamacionesh kronike të tjera dhe gjithashtu në raste të lodhjes.

Arsyeja kryesore për t'i aplikuar nxehtësi trupi është shtohet qarkullimi i gjakut. Nëse temperatura e trupit zvogëlohet për 1ºC, ne fillojmë të vuajmë nga simptome të sëmundjeve të ndryshme lidhur me të ftohtën, ndërsa nëse temperatura rritet për 1ºC ne fillojmë të ndjehemi letargjikë dhe jo-aktivë. Nëse temperatura bie tepër shumë dhe zemra keqfunksionon, vdekja është e pashmangshme. Ky fakt ilustron rëndësinë e termoterapisë.

Termoterapia
① përmirëson aftësitë e indeve.
② parandalon ngurtësimin e nyjave.
③ ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.
④ lehtëson tensionin e muskujve.
⑤ përmirëson qarkullimin e gjakut.
⑥ zvogëlon simptomat e inflamacionit dhe edemit.

지압

Që nga kohëra të lashta, njerëzit kanë prekur, fërkuar ose shtypur instinktivisht zonat e dhimbshme. Pas përsëritjes së shpeshtë të këtij procesi, njerëzit kanë gjetur zona në të cilat stimulimi fizik lehtësonte ose shëronte një sëmundje. Ky aktivitet instinktivë është zhvilluar në terapinë përmes daktilopunkturës. Domethënë, daktilopunktura është e lidhur me fillet e njerëzimit. Forma më e zakonshme e daktilopunkturës është terapia lindore e masazhit. Më vonë kjo metodë është zhvilluar përmes zbatimit të veglave të tjera në vend të duarve. Në këtë mënyrë kanë lindur akupunktura dhe moksibustioni.

Daktilopunktura bazohet në pikët e akupunkturës të përcaktuara në mjekësinë lindore, duke shtuar masazhin perëndimor dhe parimet e kiropraktikës.

Terapia e daktilopunkturës
① ndihmon në qarkullimin e gjakut të limfës, duke e revitalizuar organizmin.
② relakson të gjithë muskujt e organizmin, duke çliruar tensionin e muskujve të ngurtësuar.
③ korrigjon pejzat, muskujt dhe gilcat e deformuara.
④ stimulon pikët e akupunkturës dhe kontrollon organet e trupit.
⑤ kontrollon sistemin nervoz qendror, domethënë sistemin nervoz autonom, i cili është më i rëndësishmi
në organizmin njerëzor.
⑥ kontrollon çrregullimet endokrine dhe lehtëson simptomat e lodhjes.

Daktilopunktura është shumë e efektshme në mjekimin e lodhjes, dhimbjeve të kokës, pagjumësisë, gastroptozës, dhimbjeve të shpatullave, dhimbjeve menstruale dhe lodhjes së syve, si edhe në parandalimin e ftohjes. Ajo kontribuon në kontrollin e mbipeshës dhe në mbajtjen e një lëkure të butë dhe fleksible.

뜸

Moksibustioni është një formë termoterapie që ka filluar me djegjen e lehtë e zonave të dhimbshme, duke shtuar barna mjekësore të ndryshme në procesin e shërimit. Sfondi teorik bazohet në rrugët meridiane dhe pikët e akupunkturës. Kjo metodë ofron stimulimin e shërimeve me akupunkturë dhe është aq i efektshëm sa shërimet farmaceutike. Në ditën e sotme, moksibustioni pranohet si një metodë mjekësore që mund të korrigjojë funksionet e organeve të trupit.

Efektet kryesore të moksibustionit
① aktivon qelizat
② përmirëson qarkullimin e gjakut
③ Moksibustioni ndryshon përbërësit e gjakut
④ kontrollon lëshimin e hormoneve
⑤ kontrollon sistemin nervoz
⑥ kontrollon funksionet e organeve të brendshme
⑦ lehtëson dhimbjen.

Edhe shtëpitë e mëdha janë të dobëta nëse ndërtohen mbi rërë ose nëse shtyllat janë të dobëta. Shtyllat e shtëpisë përcaktojnë jetën e saj. Cila është shtylla e trupit tonë? Ajo është kurrizi ynë. Prandaj, nëse kurrizi ka probleme, edhe ne fillojmë të kemi probleme që duhet t'i korrigjojmë vazhdimisht. Por çfarë është kurrizi dhe cili është roli i tij?

척추는 우리 몸의 기둥

Në kurriz gjendet palca kurrizore, e cila lidhet me trurin dhe kontrollon funksionet e organizmit. Kurrizi mban peshën e trupit dhe mbron palcën kurrizore.

생명선을 보호하는 중심축

31 çifte nervash kurrizore burojnë nga palca kurrizore, degëzohen nëpër vertebrat dhe ndërlidhen me organet, muskujt, enët e gjakut, tejzat dhe lëkurën. Palca dhe nervat kurrizore kontrollon të gjitha shqisat dhe lëvizjet tona, pozitën dhe temperaturën e trupit, pulsin e zemrës, frymëmarrjen, nivelin e sheqerit në gjak dhe të gjitha funksionet trupore.

척추 건강은 인생 건강의 기본

Fillimisht kurrizi ynë ka formë të shkronjës "S". Struktura e natyrshme e kurrizit mban peshën e trupit efektivisht dhe është e balancuar mirë për të siguruar pozitën e drejtë. Për këtë arsye ne nuk duhet të vuajmë nga lumbago, dhimbje të shpatullave dhe krahëve. Këto probleme janë zakonisht pasoja e zakoneve të këqija, ushtrimeve të gabuara, stresit, aksidenteve dhe problemeve gjenetike. Çrregullimet e kurrizit, së bashku me lumbagon dhe çrregullime të tjera burojnë nga kurrizi. Për këtë arsye kurrizi është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit.

척추의 역활


우리 몸의 생명선, 신경계

Kur stimuj, si drita dhe tingulli arrijnë shqisat, siç janë sytë dhe veshët, ata transmetohen me shpejtësi të madhe ndaj trurit dhe palcës kurrizore nëpër nervat periferike. Ky është procesi i perceptimit. Nervat qendrorë transmetojnë ndaj muskujve dhe organeve impulset që kontrollojnë funksionet e ndryshme të organizmit. Në këtë mënyrë nervat periferike dhe qendrore perceptojnë lloje të ndryshme stimulimi nga secili kënd të trupit dhe reagon në këta stimuj, duke siguruar që trupi vepron në mënyrë të përshtatshme. Palca kurrizore transmeton informacionin që hyn në trup nëpër nervat periferike dhe arrin në tru. Gjithashtu, ajo transmeton urdhrat e trurit ndaj të gjitha organeve. Nervat kurrizore kanë këtë rol sepse truri nuk mund të dërgojë urdhrat në gjymtyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në përgjithësi, sistemi nervoz ndahet në nerva qendrore dhe nerva periferike. Nervat qendrore janë ato të trurit dhe palcës kurrizore. Truri gjendet në kokë dhe përbëhet nga truri i madh, truri i mesëm, truri i ndërmjetëm dhe truri i vogël. Palca kurrizore përfaqëson nervat brenda kurrizit dhe lidhet me trurin e pasmë.

신경계의 부모 중추신경계

Largely, the nervous system is divided to central nerves and the peripheral nerves. The central nerves refer to brain and the spinal cord ; brain is in the skull and is comprised of cerebrum, midbrain, interbrain, and cerebellum. The spinal cord is the nerves inside the spine and is connected to the hindbrain.

중추신경계의 자식들 말초신경계

Sistemi nervoz periferik përbëhet nga nervat që degëzohen nga truri dhe palca kurrizore ndaj të gjitha organeve dhe indeve të organizmit. Sistemi nervoz periferik ndahet në sistemin nervoz somatik (i cili u nënshtrohet urdhrave të trurit) dhe sistemi nervoz autonom (i cili nuk u nënshtrohet urdhrave të trurit).

대뇌 말을 잘 듣는 체성신경계

Sistemi nervoz buron nga truri dhe degëzohet në tërë organizmin. Nervat që burojnë nga truri quhen nerva trunore, ndërsa ato që burojnë nga kurrizore, quhen nerva kurrizore. Zakonisht ka 12 çifte nervash trunore që burojnë në tru dhe përhapen në tërë fytyrën dhe 31 çifte nervash trunore që burojnë nga kurrizi dhe përhapen në tërë organizmin dhe gjymtyrët.

대뇌 말을 잘 듣지 않는 자율신경계

Sistemi nervoz autonom përhapet në zemër, enët e gjakut, mushkëritë dhe sistemin e tretjes. Ai nuk u nënshtrohet urdhrave të trurit. Ai kontrollon funksionet e organet. Sistemi nervoz autonom përbëhet nga nerva simpatike dhe nerva parasimpatike. Siç tregohet në këtë tabelë, zakonisht kur një anë përshpejtohet, ana tjetër ngadalësohet. Për shembull, nëse pulsi i zemrës përshpejtohet, nervat parasimpatike ngadalësohen


Thuhet që duhet të pimë shumë ujë që të jemi të shëndetshëm. Me të vërtetë, uji kontribuon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Nëse qarkullimi nuk është i mirë, ne vdesim. Për këtë arsye, gjaku është uji i jetës për ne. Nëse kurrizi është i lakuar ose i zhvendosur, nervat e lidhura me qarkullimin e gjakut fillojnë të kenë probleme. Është afër mendsh pse lakimi i kurrizit shkakton çdo lloj problemesh.

피가 돌아야 생명이 돈다

Shumica e gjakut prodhohet në kurriz. Domethënë, nëse kurrizi është i zhvendosur, gjaku nuk prodhohet në mënyrë të përshtatshme dhe nervat e kurrizit, të cilat përfaqësojnë sistemin nervoz që e kontrollon qarkullimin e gjakut, do të shtypen, duke shkaktuar probleme në çdo organ dhe duke keqësuar qarkullimin e gjakut.

Domethënë, nëse i mënjanojmë arsyet, a do të përmirësohet qarkullimi i gjakut?

Për fat të keq, jetojmë në një mjedis, në të cilin thjeshtësisht nuk mund të mënjanojmë të gjitha pengesat për qarkullimin e mirë të gjakut. Përveç ndotjes së mjedisit natyror, aditivët e ushqimit dhe substancat helmuese që na rrethojnë janë pengesa për qarkullimin e mirë të gjakut. Të gjitha këto substanca helmuese, së bashku me faktorin e stresit, shtojnë sasitë e mbeturinave në gjakun tonë, duke prishur shëndetin tonë. Kjo mund të shihet lehtë në faktin që s'ka njeri plotësisht i shëndetshëm. Në mjekësinë perëndimore, shkaqet e sëmundjeve janë bakteret, viruset dhe faktorët gjenetike, ndërsa në mjekësinë lindore, shkaku kryesor i sëmundjeve janë problemet e qarkullimit. Kur papastërtitë e gjakut grumbullohen në një pikë, njerëzit fillojnë të tregojnë simptome të ndryshme. Simptomat ndryshojnë nga njeriu në njeri. Fshikat mund të paraqiten në mitër. Mund të paraqiten edhe probleme të tjera, si për shembull: miomë, cistit, ftohtësi seksuale, prostatës, impotencë, gjymtyra të ftohta, artrit dhe dhimbjet e kurrizit. Në qoftë se papastërtitë e gjakut mënjanohen, enët e bllokuara çbllokohen dhe qarkullimi i gjakut normalizohet. Arsyet për ndotjen e gjakut, përveç viruseve dhe baktereve, lidhen me çrregullimet e shpretkës ose të mëlçisë së zezë, të cilat e kanë humbur aftësinë për të pastruar gjakun. Domethënë, shpretka dhe mëlçia e zezë janë organet që neutralizojnë dhe mënjanojnë papastërtitë e gjakut. Problemet fillojnë kur këto dy organe nuk punojnë siç duhet. Pyetja është pse organe aq të rëndësishme siç janë shpretka dhe mëlçia e zezë nuk punojnë siç duhet? Arsyeja kryesore është që kurrizi është lakuar ose vrimat nëpër të cilat kalojnë nervat janë ngushtuar duke i shtypur nervat kurrizore.

척추가 바로서야 피도 잘 돈다

Në mjekësinë alternative, shpretka dhe mëlçia e zezë e kontrollojnë qarkullimin e gjakut, ndërsa në mjekësinë perëndimore këtë rol e luajnë zemra dhe veshkat. Pavarësisht nga këto ndryshime, të gjitha organet e përmendura janë të lidhura me nervat autonome të rruazave të kraharorit. Nga pikëpamja e kiropraktikës (një formë mjekësie alternative), rruaza e parë e kraharorit është e lidhur me bronket, rruaza e dytë me zemrën, rruaza e tretë me mushkëritë, rruaza e katërt me fshikëzën e tëmthit, rruaza e pestë me mëlçinë e zezë, rruaza e gjashtë me pankreasin, rruaza e tetë me shpretkën, rruazat e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë me veshkat dhe rruaza e dymbëdhjetë me zorrën e hollë. Nëse një pjesë e rruazave të kraharorit lakohen, nervat kurrizore do të shtypen, duke shkaktuar keqfunksionimin e organit përkatës. Për shembull, nëse keni probleme me rruazën e tretë të kraharorit, atëherë ju mund të vuani nga pleurit ose pneumoni. Shpretka dhe mëlçia e zezë janë të lidhura me rruazat e pestë dhe e tetë të kraharorit dhe, për këtë arsye, nëse keni probleme me këto rruaza, do të keni vështirësi me qarkullimin e gjakut. Edhe nga pikëpamja e mjekësie perëndimore, zemra dhe veshkat janë të lidhura me rruazat e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë. Prandaj qarkullimi i gjakut është ngushtë i lidhur me kurrizin. Domethënë, për të parandaluar çrregullimet e gjakut, kurrizi duhet të jetë i drejtë. Nëse kurrize është i lakuar ose i zhvendosur, gjaku nuk prodhohet në mënyrë të përshtatshme dhe organet fillojnë të kenë probleme për shkak të shtypjes së nervave kurrizore, të cilat shkaktojnë probleme qarkullimi.


Trupi ynë është një rrjet i komplikuar nervash, i cili fillon në tru, degëzohet në nervat kurrizore dhe shpërndahet pastaj në nervat periferike dhe në sistemin nervoz autonom. Nëse një nga këto nerva nuk punon mirë, atëherë tërë organizmi fillon të keqfunksionojë. Nervat kurrizore kanë një rol qendror në ndërlidhjen e trurit dhe sistemit nervozë dhe, për këtë arsye, nëse ato keqfunksionojnë, organizmi ynë thjeshtësisht kridhet në kaos. Prandaj, ne duhet të orvatemi ta mbajmë kurrizin të drejtë.

장기와 밀접하게 연결된 신경

Terapitë e masazhit klinik, siç është kiropraktika, fokusohet në mënyrën se si nervat e kurrizit lidhen me organet dhe në përcaktimin e zonave të kurrizit që duhet të stimulohen për të mënjanuar çrregullimet e një organi. Praktika të ngjashme zbatohen edhe në terapi të tjera lidhur me përmirësimin e shëndetit përmes kujdesit të kurrizit. Domethënë, nervat janë të lidhura jo vetëm me muskujt, që trupi i përdor për t'u lëvizur, por edhe me organet e trupit. Cila është lidhja midis kurrizit dhe organeve të trupit? Ky është një fragment nga një kurs që e mësojnë kiropraktikët amerikanë – Profesionisti mjekësor në fushën e nervave kurrizore. Sigurisht, nuk ekziston një marrëdhënie një me një midis nervave dhe organeve të brendshme dhe prandaj interpretimi i terapive mund ndryshojë në varësi nga perspektiva të ndryshme. Megjithatë, është e qartë se nervat kurrizore janë të ndërlidhura me organet e trupit tonë.