Kontrolli i temperaturës CERAGEM është dizajnuar për të rregulluar temperaturën midis
30ºC dhe 60ºC me një saktësi prej 1ºC. E ndjeni diferencën!
Kënaquni me komfortin që kjo pajisje ju ofron.
Ikonat lehtë të identifikueshme ndihmojnë që tërë familja juaj ta përdorë makinën dhe
të kuptojë si përdoret. Kënaquni me masazhin termik në komfortin e shtëpisë suaj.
Sirtari është shumë i përdorshëm për të magazinuar projektorët. Sirtari është i pajisur me ndarje dhe jastëkë, të cilët kanë si qëllim të parandalohet grumbullimi i projektorëve. Kutia siguron jetëgjatësinë e projektorëve.
Kabllot tona kanë kaluar testet e lakimit 240.000 herë. Kabllot mbajnë ndërlidhjen me elementet mekanike të jashtme dhe shtojnë jetëgjatësinë e pajisjes. Ju do të ndjeni diferencën pas një përdorimi të gjatë.
Njerëz të ndryshëm preferojnë masazhe me intensitet të ndryshëm. Mbajtësja CERAGEM me një trashësi prej 5mm dhe dy lidhëse të rregullueshme lehtëson kontrollin e intensitetit të masazhuesit termik. Provoni kontrollin e mençur të intensitetit. Kënaquni me një masazh më të efektshëm.
CERAGEM ka shtuar kohëzgjatjen e përdorimit të rulit presues (të përbërë nga një llambë LED dhe një ngrohës CP prej një materiali të ri) deri në 30.000 orë (d.m.th. 7 vjet). Këto rezultate të shkëlqyera janë të papara.
[NJË MATERIAL I RI QË KONTRIBUON NË KURSIMIN E ENERGJISË]
Llamba LED dhe ngrohësi CP e zvogëlojnë konsumin e energjisë me 7%.