• CONTACT US
  • SITE MAP
  • SITE MAP
top

Company Introduction

  • Prezantim i përgjithshëm
  • Biznes
  • Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm
  • Historia
    • Historia
    • Historia
    • Historia
  • Ceragem Kosovo
  • Kultura e kompanisë

글로벌 체험후기 고객의 사랑

경제사절단

Faqja kryesore>Kompania>Historia> Historia e Misionit Ekonomik

2013, 2014 대통령과 함께한 세라젬 경제사절단 스토리
더 멀리, 그리고 함께 가기 위한 17일간의 힘찬 여정!

[2013년 6월 27일~30일]

마음과 믿음을 쌓은 3박 4일간의 여정 신뢰 외교를 바탕으로 전략적 협력동반자로 거듭난 중국

중국 이미지

(Majtas) Delegacioni i Misionit Ekonomik të Kinës merr pjesë në një mëngjes të punës me ftesë të Presidentes Park Gyeun-hye (Djathtas) "Forumi për Zhvillimin e Strategjive të Reja për Ndërmarrjet Koreane të Vogla dhe të Mesme që Veprojnë në Kinë" është mbajtur me qëllim për të identifikuar masa për zgjerimin e biznesit në Kinë

Qershorin e kaluar, misioni ekonomik më i madh deri tani (71 njerëz) e ka shoqëruar Presidenten Park Geun-hye gjatë vizitës së tij në Kinë. Vizita ka tërhequr vëmendjen e mass-medias, sepse delegacioni ishte 1,5 herë më i madh sesa ai që ka vizituar Sh.B.A. dhe një gjysmë e delegacionit përbëhej nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Gjithashtu, delegacioni ishte 2 herë më i madh sesa ai që e ka shoqëruar ish-Presidentin Lee Myung-bak (36 njerëz) në Kinë në vitin 2008.

Delegacioni i Misionit Ekonomik ka marrë pjesë në "Forumin e Biznesit Kina-Koreja", të organizuar nga Dhoma Koreane e Tregtisë dhe Industrisë dhe Këshilli Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT). Gjatë forumit, delegacioni i Misionit Ekonomik ka studiuar masat e mundura për të siguruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Përveç Presidentit të kompanisë Ceragem, Lee Whan-seong, përafërsisht 300 të ftuar, zyrtarë qeveritarë dhe njerëz të biznesit nga të dyja vendet, kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Tema të ndryshme lidhur me bashkëpunimin ekonomik janë diskutuar në forum, duke përfshirë statusin e investimeve Kina-Koreja, bashkëpunimin industrial Kina-Koreja dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë mjedisore. Slogani për këtë mision në Kinë ishte "Sim Sin Ji Ryeo", të cilin e ka zgjedhur Presidentja Park Geun-hye. Slogani do të thotë "një udhëtim me besim dhe miqësi". Në fakt, rezultati pozitiv nga kjo vizitë ka krijuar një kornizë të re për marrëdhëniet e Kinës dhe Koresë gjatë 20 viteve të ardhshme.

세라젬 중국법인 천진공장 전경

Kina, si shtet, ka popullsinë më të madhe në botë dhe ajo përfaqëson tregun më të rëndësishëm për eksportin e Koresë. Kina është një treg shumë i rëndësishëm për biznesin e kompanisë Ceragem sepse pothuajse një gjysmë e shitjeve kryhet në Kinë. Kompania Ceragem ka filluar bizneset në Kinë para 13 vitesh dhe në këtë moment ka dy zyra korporative në Pekin dhe Quindio, si edhe tri fabrika në Tianjin, Yanji dhe Xiuyanman. Produkti më i rëndësishëm i kompanisë Ceragem, masazhuesi termik për kurrizin, përbën 70% të tregut kinez të këtyre pajisjeve Masazhuesi termik Ceragem është bërë një produkt shëndetësor me rëndësi thelbësore në Kinë.

Pamja e fabrikës Ceragem në Tianjin

중국 이미지

(Majtas) Ceragem merr çmimin "Marka e famshme në Kinë" si një ndërmarrje koreane e vogël dhe e mesme, për herë të parë.(Në mes dhe djathtas) Artikull për marrjen e çmimmit "Marka e famshme në Kinë" nga ana e kompanisë Ceragem

Në sajë të kombinimit të teknologjisë moderne dhe parimeve mjekësore perëndimore dhe lindore, masazhuesi termik Ceragem është vlerësuar pozitivisht në tërë botën për efektet e tij mjekësore. Marrja e çmimit "Marka e famshme në Kinë" në vitin 2011 ka siguruar njohjen e markës Ceragem. Fituesi i çmimit "Marka e famshme në Kinë" zgjidhet nga Administrata e Industrisë dhe Tregtisë e Kinës, duke marrë parasysh vlerësimin e përgjithshëm të procesit të njohjes kombëtare dhe ndërkombëtare të markës, shitjet totale dhe aktivitetet e biznesit. Në rastin e kompanive koreane, vetëm tri kompani të mëdha, siç janë Samsung dhe LG, janë radhitur në këtë kategori. Ceragem është kompania e parë koreane e vogël dhe e mesme që ka marrë çmimin "Marka e famshme në Kinë". Kjo arritje ka mundësuar që kompania Ceragem të dominojë tregun e shëndetit të Kinës si një markë udhëheqëse dhe të gëzojë njohjen e konsumatorëve kinezë si një kompani e besueshme.

Përveç kësaj, Ceragem ka marrë iniciativën në shumë aktivitete filantropike në bashkësitë lokale të Kinës. Vitin e kaluar, Ceragem ka marrë çmimin "Kompania që plotëson më së miri përgjegjësitë e veta sociale" gjatë ceremonisë "Healthy China Awards", e cila është një ngjarje shumë prestigjoze në fushën e shëndetësisë në Kinë. Çmimi u jepet kompanive që kanë kontribuuar në shëndetësinë publike, duke vlerësuar plotësimin e detyrave lidhur me përgjegjësinë sociale korporative. Ceragem është kompania e huaj e parë që ka marrë këtë çmim.

Që nga 2007, Ceragem ka mbështetur arsimimin e nxënësve nga familje me të ardhura të ulëta, duke siguruar bursa (rreth 350 milion KRW) çdo vit. Ceragem ka plotësuar vazhdimisht përgjegjësitë e saj sociale në fusha të ndryshme. Përpjekjet e tilla përfshijnë promovimin e shëndetësisë së popullit kinez; uljen e kostove të shërbimeve mjekësore përmes zhvillimit të pajisjeve mjekësore me cilësi të lartë; modernizimin e mjekësisë tradicionale kineze dhe mbështetjen e punësimit, duke siguruar trajnime falas. Njohja e markës Ceragem është rritur shumë nga vizita e Misionit Ekonomik. Ceragem ka ndërmend të zgjerojë bizneset lidhur me shëndetësinë në disa fusha, siç janë: ushqimi funksional i shëndetshëm, lëndët për pastrimin e ujit dhe pajisjet e diagnozës personale.

중국 이미지

(Majtas) Ceragem merr çmimin e ''Kompania më e mirë që plotëson përgjegjësinë e saj sociale për një Kinë të shëndetshme" në 2012. (Në mes) Ceragem merr pjesë në tri fushata të mbjelljes së drunjve përmes Zyrës Korporative të kompanisë Ceragem në Kinë. (Djathtas) Ceragem merr iniciativën në plotësimin e përgegjësisë sociale. Ceragem akordon një fond bursash për Qeverinë e Rajonit Yanzhi të Republikës Popullore Kineze.

[2013년 9월 7일~11일]

역대 최대 중소중견기업인 경제사절단 참여‘쩌우 까우’ 진정한 친구로 나라로 손 맞잡은 베트남

Presidentja Park Geun-hye ka organizuar delegacionin më më të madh që ka marrë pjesë në një mision ekonomik. Një numër total prej 79 njerëzve të biznesit (8 më shumë sesa në misionin në Kinë) dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë kanë marrë pjesë në misionin në Vietnam. Një gjë shumë e rëndësishme është që 61% e anëtarëve të misionit komercial janë përzgjedhur nga kompani të vogla dhe të mesme. Kjo tregon që misioni konsiderohej që nga fillimi si një "ngjarje praktike" dhe jo si një "ngjarje protokollare" me kompanitë e mëdha.

베트남 이미지

(Majtas) Delegacioni i Misionit Ekonomik në Vietnam merr pjesë në Darkën e Punës kushtuar Bashkëpunimit ekonomik midis Vietnamit dhe Koresë, me ftesë të Presidentes Park Geun-hye. (Djathtas) Takimi kushtuar Bashkëpunimit Ekonomik midis Vietnamit dhe Koresë, ku janë diskutuar masat për të siguruar rritjen e investimeve në Vietnam

Delegacioni i Misionit Ekonomik ka marrë pjesë në "Takimin kushtuar Bashkëpunimit Ekonomik midis Vietnamit dhe Koresë", i cili është organizuar nga Qeveritë dhe Dhomat e Tregtisë të të dyja vendeve, me qëllim për të identifikuar masat e nevojshme për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. Takimi ka qenë shumë dinamik dhe praktik. Gjatë takimit, kompanitë koreane dhe qeveria vietnameze kanë diskutuar për probleme të ndryshme, duke propozuar masa për përmirësimin e biznesit dhe zgjidhje për problemet e ndërmarrjeve që veprojnë në Vietnam. Përveç kësaj, anëtarët e delegacionit komercial korean kanë pasur mundësi të mësojnë për tregun vietnamez dhe të vendosin një rrjet gjatë vizitës.

베트남 이미지

(Majtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong merr pjesë në Takimin kushtuar Bashkëpunimit Ekonomik midis Vietnamit dhe Koresë. (Djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong merr pjesë në një drekë të punës me Bui Quang Vinh, Ministri i Planifikimit dhe Investimeve të Vietnamit

Duhet theksuar që qeveria vietnameze ka trajtuar delegacionin e Misionit Ekonomik Korean me respekt të jashtëzakonshëm. Për shembull, qeveria vietnameze ka ftuar të gjithë anëtarët e misionit në një banket, në kundërshtim me protokollin diplomatik, i cili parashikon që zakonisht vetëm disa anëtarë të përzgjedhur ftohen. Ky gjest miqësor na siguron që Vietnami dhe Koreja kanë vendosur një partneritet të bazuar në besim, i cili do të mundësojë një ardhmëri të re. Shtypi vietnamez ka përshkruar, në mënyrë figurative, diplomacinë vietnameze si "Trau cau". "Trau cau" është emri i një gjelle tradicionale, në të cilin fruta (cau) mbështillet me gjethe (trau). Për popullin vietnamez, kjo gjellë simbolizon fillimin e një historie të re, një gjest miqësie dhe fillimin e dashurisë. Përdorimi i kësaj shprehjeje në fushën e diplomacisë do të thotë që Vietnami e ka pranuar Korenë si një mysafir të mirëpritur dhe një mik të sinqertë.

Vizita në Vietnam ka përforcuar tregtinë midis dy vendeve, e cila do të arrijë në 70 miliardë dollarë në vitin 2020, duke mundësuar zhvillimin ekonomik, në pajtim me politikën e qeverisë, e cila bazohet jo vetëm në kompanitë e mëdha, por edhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjatë vizitës, kompanitë koreane kanë përfituar nga vëmendja e mass-medias vietnameze. Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong është intervistuar nga "The Law Times" dhe "Info TV". Gjatë intervistave, Presidenti Lee ka prezantuar produktet Ceragem, duke shprehur mendimin e vet për shëndetin dhe mjedisin natyror. Gjithashtu, ai ka folur për planet e zhvillimit të Qendrave Ceragem në Vietnam.

베트남 이미지

(Majtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong jep një intervistë për Stacionin Kombëtar Vietnameze "Info TV". (Në mes) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong në "Info TV". (Djathtas) Gazeta vietnameze "The Law Times" i ka dhënë një mbulim të gjerë kompanisë Ceragem

Që nga fillimi i biznesit në Vietnam në vitin 2008, Ceragem ka luajtur rolin e një ure midis dy vendeve, me qëllim për të mundësuar rritjen e ndërsjellë. Aktualisht, 30 qendra Ceragem janë hapur në Hanoi dhe qytetin Ho Chi Minh. Ceragem është në rritje të vazhdueshme, në sajë të strategjisë së specializuar të marketingut dhe njohjes nga ana e konsumatorëve vietnamezë. Në këtë moment, numri i konsumatorëve që vizitojnë qendrën çdo ditë është 500 mesatarisht. Këtë vit, Ceragem planifikon të përmirësojë shërbimet ndaj konsumatorëve dhe të fokusohet në promovimin e shëndetit në Vietnam, duke plotësuar nevojat e konsumatorëve.

[2014년 1월 15일~18일]

기회의 땅에서 새로운 성장 엔진을 발견하다 아시아의 세기를 함께 열어 갈 전략적 파트너, 인도

Diplomacia komerciale e Presidentes Park Geun-hye ka rrezatuar më së shumti në Indi, e cila është demokracia më e madhe në botë dhe ka një treg vigan me një popullsi prej 1,2 miliardë njerëzish. India ka një reputacion ndërkombëtar të shkëlqyer në fushën e IT-së, si edhe në industrinë hapësinore. Kjo do të thotë që India është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë, i cili do të na mundësojë që të ndërtojmë një ekonomi inovuese.

인도 이미지

(Majtas) Presidentët e Koresë dhe Indisë fotografohen para samitit India-Koreja. (Djathtas) Presidentja Park Geun-hye dhe kryeministri Manmohan Singh në samitin India-Koreja

Presidentja Park Geun-hye ka zgjedhur Indinë si vendin e huaj të parë, në të cilën ka bërë një vizitë diplomatike. Gjatë vizitës nga 15 janar deri më 18 janar, Presidentja Park ka përforcuar partneritetin midis të dyja vendeve në nivele të shumëfishta. Presidenten e ka shoqëruar një Mision Ekonomik i përbërë nga 70 anëtarë, duke përfshirë Presidentin e kompanisë Ceragem Lee Whan-seong.

인도 이미지

Dreka e Punës e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik India-Koreja.

Delegacioni i Misionit ekonomik ka marrë pjesë në "Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik India-Koreja" dhe ka propozuar masa me qëllim për të promovuar investimet në të dyja vendet. Delegacioni i Misionit Ekonomik ka marrë iniciativën në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik edhe në sektorin privat dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e mundësive të hyrjes në tregun indian, i cili ka një popullsi prej 1,2 miliardë njerëzish.

Vitin e kaluar, me rastin e vjetorit të 40-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, India dhe Koreja kanë përcaktuar drejtimin e rritjes për të dyja shtete për 40 viteve të ardhshme. India dhe Koreja kanë rënë dakord të përmirësojnë Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës (CEPA), i cili ka hyrë në fuqi në 2010 dhe të rishikojnë Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë, si një masë bashkëpunimi konkret, e cila ka si qëllim të përforcohet "partneriteti ekonomik" midis të dyja vendeve. Vizita e këtij misioni ekonomik ka sjellë rezultate ekonomike shumë pozitive për Korenë, siç janë zgjerimi i bazës, sipas së cilës, kompanitë koreane mund të hyjnë në tregun indian, dhe zgjidhja e vështirësive, me të cilat kompanitë ballafaqohen në Indi.

인도 이미지

(Majtas) Konsumatorët indianë presin në radhë për të provuar produktet Ceragem. (Djathtas) Shpërndarësit globalë të jashtëm nga India vizitojnë selinë e kompanisë Ceragem në Kore

Indinë e quajnë "vendi i mundësive të reja" dhe njihet gjithashtu si "vendi me një mijë fytyra", për shkak të shumëllojshmërisë etnike dhe kulturore të jashtëzakonshme. India përbëhet nga 28 shtete, ka 15 gjuhë zyrtare dhe disa fe të ndryshme. Karakterizohet gjithashtu nga ndryshime shumë të mëdha midis të pasurish dhe të varfërish, të cilat janë pasoja e një sistemi të trashëguar gjatë mijëra vitesh. Megjithëse India është një vend shumë i madh, në të cilin jeton 1/6 e popullsisë së botës, infrastruktura mjekësore nuk është e pajisur mirë dhe, për këtë arsye, qendrat Ceragem janë gjithmonë stërplot me konsumatorë indiane. Që nga fillimi e saj në 2008, Zyra Korporative e kompanisë Ceragem në Indi është rritur më së shpejti nga të gjitha zyrat korporative jashtë vendit. Ceragem India përpiqet të bëhet zyra korporative më e suksesshme jashtë vendit dhe shpreson të thyejë rekordin e tanishëm. Ka 300 qendra Ceragem në Indi, por "Ethja Ceragem" që ndjehet atje na ka inkurajuar të planifikojmë dyfishimin e numrit të qendrave. Rritja në numrin e qendrave do të na mundësojë që të ofrojmë arsimim kulturor dhe të ndajmë vlerat unike Ceragem me konsumatorët indianë, duke marrë parasysh kulturat dhe shprehitë e ndryshme të çdo krahine dhe çdo feje. Tregu Indian është shumë tërheqës për shkak të potencialit të tij. Ai është aq i madh sa tregu kinez dhe vazhdon të rritet.

Ceragem India ka thyer rekordin e numrit të shpërndarësve të jashtëm të angazhuar. Afërsisht 100 shpërndarës të jashtëm nga India janë ftuar në konferencën globale të shpërndarësve të jashtëm që është mbajtur në selinë e kompanisë në Kore. Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong ka thënë në një intervistë për mediat indiane: "India konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes. Megjithatë Ceragem ka qenë në mundësi të sigurojë suksesin, si pasojë e besimit të konsumatorëve dhe marketingut të saj konsekuent, në bazë të testeve. Ceragem do të vazhdojë me bizneset ekzistuese dhe do të kërkojë mundësi të reja, me qëllim për t'u rritur si një kompani koreane shumë të njohur në Indi. "

인도 이미지

(Majtas) Ceragem prezantohet para mediave më të rëndësishme në Indi, duke përfshirë Business Standard, Financial Express dhe Mail Today (Djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-Seong në YTN

[2014년 3월 25일~28일]

창조 경제의 핵심, 강소기업의 나라에서 제2 도약의 지혜를 발견하다 세계 최강 ‘히든 챔피언’ 왕국, 유럽경제의 기관차 독일

Vizita e 11-të e Presidentes Park Geun-hye deri tani dhe vizita e 4-të të këtij viti ka qenë në Gjermani. Vizita në Gjermani ka tërhequr vëmendjen që nga fillimi për shkak të delegacionit jashtëzakonisht të madh (105 njerëz të biznesit) që e ka shoqëruar Presidenten. Kjo ka treguar vullnetin e fortë të Presidentes Park Geun-Hye për të ndërtuar një ekonomi kreative. Presidentja u ka kushtuar vëmendje kompanive të vogla dhe të mesme, të cilat sigurojnë një mbështetje të fortë për ekonominë e Gjermanisë.

인도 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye fotografohet pas takimit me kryeministrin Angela Merkel dhe para konferencës së shtypit (Djathtas) Dreka për biznesmenët e Gjermanisë dhe Koresë

Gjermania dhe Koreja janë shumë të ngjashme në shumë mënyra të ndryshme. Të dyja vendet kanë përjetuar përvojën e ndarjes së shtetit. Përveç kësaj, kemi edhe aspektin e rritjes ekonomike në bazë të industrisë prodhuese, si edhe përmasa shumë të ngjashme të tregut të brendshëm. Si vend i mposhtur në Luftën Botërore të Dytë, Gjermania ka përjetuar turbullira të mëdha, si pasojë e luftës, ndarjes dhe riunifikimit të vendit. Megjithatë, Gjermania ka mposhtur vështirësitë dhe tani ajo ka një ekonomi jashtëzakonisht të fortë, e cila i mundëson të luajë një rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e tërë Evropës. Çelësi i suksesit të Gjermanisë dhe diferenca kryesore nga rritja e saj dhe rritja e vendeve të përparuara të tjera ndodhet në numrin e madh të kompanive të vogla dhe të mesme, të ashtuquajturit "Kampionë të Fshehur", të cilët janë forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Gjermanisë.

Produktet e këtyre kompanive kanë kuotën më të lartë në tregun global, por ato nuk janë shumë të njohura për publikun e gjerë. Në të kaluarën, Koreja ka realizuar mrekullinë e lumit Han me zell dhe sinqerti, por ka ardhur koha për vrullin ekonomik të dytë dhe kjo mund të kryhet vetëm nëse e ndjekim shembullin e Gjermanisë, i cili bazohet në kompani të vogla por të forta (Kampionët e Fshehur)". Qëllimi kryesor i vizitës në Gjermani ka qenë të konfirmohet suksesi i këtyre kompanive në plotësimin e kësaj detyre. Vizita ka prodhuar rezultate ekonomike të veçanta. Të dyja vendet kanë rëndë dakord të përforcojnë shkëmbimet midis Kampioneve të Fshehur dhe të bashkëpunojnë në projektin e biznesit.

"Konferenca Gjermania-Koreja për Kampionët e Fshehur", e mbajtur më 27 (koha lokale), ka transmetuar shumë mesazhe të rëndësishme, duke paraqitur mundësitë e zhvillimit për kompanitë koreane. Kjo konferencë është përgatitur nga Federata Koreane e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, me mbështetjen e Bankës "Exchange" të Koresë, Bankës Industriale të Koresë, Korporatës Koreane të Siguracioneve Komerciale dhe BVMW (Bundesverband mittelstandische Wirtschaft), me qëllim për të krijuar bazën e rrjetit që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Koresë do të përdorin për të hyrë në tregun gjerman, si edhe për të identifikuar "Kampionët e Fshehur" nga Gjermania.

인도 이미지

(Majtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong merr pjesë në Konferencën Gjermania-Koreja për Kampionët e Fshehur. (Djathtas) "Konferenca Gjermania-Koreja për Kampionët e Fshehur" identifikon masa për të promovuar "Kampionët e Fshehur Globalë"

Në këtë konferencë, shumë mysafirë të rëndësishëm kanë marrë pjesë në një diskutim për masat për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme koreane, në mënyrë që edhe ato të bëhen "Kampionë globalë të fshehur". Nga Koreja, Ministri i Tregtisë, Industrisë dhe Energjetikës z. Yoon Sang-jik dhe Sekretari i Lartë i Presidentit për Çështje Ekonomike z. Cho Won-dong kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, së bashku me 70 përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Nga Gjermania kanë marrë pjesë 38 biznesmenë, të cilët përfaqësonin Kampionët e Fshehur, dhe Presidenti i BVMW z. Mario Ohoven. Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kanë rënë dakord që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Koreja duhet të ndjekin proceset e globalizimit, ashtu siç bëhet në Gjermani, duke përdorur fuqinë e kompanive koreane. Përveç kësaj, ata kanë rënë dakord se "gjigantët e vegjël" duhet të rriten si një motor i ri, si fuqia lëvizëse e ekonomisë koreane.

인도 이미지

(Majtas) Pamja e Qendrës Korporative Ceragem në Gjermani (Në mes) Konsumatorët gjermanë provojnë produktet Ceragem në qendrën e kompanisë (Djathtas) Seminari për shpërndarësit e kompanisë Ceragem në Evropë

Ceragem ka filluar bizneset në Gjermani në 2002 me pritshmërinë që kualiteti i lartë i produkteve dhe shërbimet e jashtëzakonshme për klientët do të sigurojnë suksesin në Gjermani dhe Evropë. Megjithatë, koncepti i testit pa pagesë ishte vështirë i pranueshëm për gjermanët dhe kjo krijonte një imazh negativ të kompanisë. Arsyeja është që në Gjermani paguhet për gjithçka. Paguhet për përdorimin e tualetit ose për një gotë ujë në restorant. Prandaj, një shërbim pa pagesë ishte diçka shumë e çuditshme. Përveç kësaj, gjermanët janë shumë krenarë për produktet e veta dhe, për këtë arsye, ata e kishin shumë vështirë të besonin në një produkt të panjohur nga një vend oriental.

인도 이미지

(Majtas) Masazhuesi termik Ceragem prezantohet në NDR Berlin (Djathtas) Qendra Ceragem prezantohet në revistën javore gjermane "DIE ZEIT"

Për shkak të kësaj reagimi të papritur të konsumatorëve, Ceragem ka ndryshuar strategjinë e vet të marketingut shumë shpejt. Drejtimi i ri i marketingut ishte të fitohej më parë besimi i konsumatorit gjerman, pa përdorur qasjen emocionale. Ceragem ka insistuar në faktin që produktet tona janë miratuar nga CE, GS dhe FDA, pa theksuar parimet e mjekësisë orientale ose alternative.

Gjithashtu, Ceragem ka organizuar një mësim për rëndësinë e menaxhimit shëndetësor. Kjo qasje logjike ndaj marketingut ka kontribuuar në ndërtimin e besimit ndër konsumatorët gjermanë.. Një pengesë tjetër ishte barriera gjuhësore, e cila pengonte marrjen e një përgjigje pozitive. Problemi është shkaktuar nga rritja e numrit të konsumatorëve të huaj nga vendet fqinje. Për të zgjidhur këtë problem, Ceragem ka punësuar shumë banorë lokalë, të cilët mund të përkthejnë dhe të lehtësojnë komunikimin. Ceragem ka implementuar një program sistematik arsimor për të punësuarit lokalë, në mënyrë që ata të jenë në mundësi të ofrojnë shërbime ndaj klientit në stil korean dhe të zgjerojnë marketingun Ceragem me një qasje emocionale. Shumë njerëz në Evropë vuajnë nga depresion për shkak të presionit atmosferik të ulët dhe motit të vrenjtur. Ndjenja e vetmisë është e lidhur edhe me kulturën individualiste. Prandaj, ngrohtësia që Ceragem e ofron ka filluar të depërtojë thellë në kulturën e klientëve lokalë.

Që nga 2004, pas 2 viteve të vështira, në të cilat kemi tejkaluar pengesa të ndryshme, shumë media gjermane, siç janë "NDR" nga Berlini, "HR" nga Frankfurti dhe revista javore "DIE ZEIT" kanë filluar t'i kushtojnë vëmendje kompanisë Ceragem. Popullariteti i madh në Gjermani ka ndikuar në vende të tjera fqinje. Kjo ka qenë "kapsolla" që i ka mundësuar kompanisë Ceragem të hyjë në shumë shtetet evropiane, siç janë Franca, Britania e Madhe dhe Zvicra. Zyra korporative e kompanisë Ceragem në Gjermani përpiqet të kënaqë nevojat e klientëve, duke hapur 20 qendra të reja, të cilat do të funksionojnë së bashku me 19 qendrat ekzistuese.

Gjithashtu, Ceragem do të implementojë shërbimin "Home Experience" (Përvoja shtëpiake) si një strategji të re të marketingut. Ceragem ka ndërmend të operojë programet e shërbimit sipas metodës së dy pistave. Plani kryesor është të fitohet njohja e konsumatorëve duke siguruar konkurrueshmërinë përmes zhvillimit të pandërprerë të produkteve dhe të mundësohet rritja e vazhdueshme duke shpërndarë filozofinë e shëndetit Ceragem. Rritja e kompanisë Ceragem do të vazhdojë deri në ditën që Ceragem do të bëhet një "Kampion i fshehur global" në tregun e masazhuesve termikë.

[2014년 6월 16일~20일]

제2의 실크로드 향한 협력 및 다짐 중앙아이시아(우즈베키스탄/카자흐스탄)

Kontinenti evroaziatik është kontinenti më i madh në botë, me afërsisht 71% të popullsisë botërore dhe 12 zona kohore nga skaji lindor deri në skajin perëndimor. Evroazia eshtë djepi i qytetërimeve të lashta të shumta në historinë e gjatë të njerëzimit. Ajo ka marrë iniciativën në zgjerimin e qytetërimit, përmes aktiviteteve shkëmbimi dhe bashkëpunimi nëpër Rrugën e Mëndafshit. Në të kaluarën, kontinenti evroaziatik ka qenë shumë i përparuar në fushën e "Komunikimit, Hapjes, Kreativitetit dhe Konvergjencës", në sajë të shkëmbimeve kulturore të forta dhe konvergjencës së qytetërimeve. Kjo konvergjencë ka sjellë kalendarin perëndimor në botën lindore. Gadishulli korean ka qenë pikënisja në anën lindore të Rrugës Evroaziatike.



중앙아시아 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye mban një takim me koreanët në Kazakistan dhe fëmijët e përshëndesin. (Djathtas) Presidentja Park Geun-hye propozon një dolli në takimin me koreanët në Kazakistan

Në fjalimin e mbajtur në Konferencën Evroaziatike, Presidentja Park Geun-Hye ka pranuar se "Ndërtimi i Evroazisë së Re" duhet të jetë një qëllim i realizueshëm. Infrastruktura ndërkufitare e transportit do të mundësojë zvogëlimin e shpenzimeve të transportit detar, si edhe përdorimin e energjisë, burimeve minerale dhe produkteve bujqësore në mënyrë më efikase. Evroazia e re do të ofrojë mundësi punësimi dhe investime të reja për ne, duke luajtur një rol vendimtar në proceset që gjeneratat e ardhshme do të zhvillojnë.

Me qëllim për të realizuar Iniciativën Evroaziatike ose Rrugën e dytë të Mëndafshit, Presidentja Park ka premtuar të zhvillojë potencialin e bashkëpunimit, duke hapur një kanal të ri për komunikimin në Evroazi. Në të kaluarën, Azia Qendrore ishte qendra e Rrugës së Mëndafshit dhe ajo do të jetë një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për implementimin e "Iniciativës Evroaziatike", e cila përfaqëson politikën diplomatike e Koresë. Për këtë arsye, udhëtimi i Presidentja Park dhe Misionit Ekonomik ishte aq i rëndësishëm.



중앙아시아 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye përshëndet Forumin e Biznesit Koreja-Uzbekistani (Në mes) Presidentja Park Geun-hye (Djathtas) Presidenti i Kompanisë Ceragem Lee Hwan-seong në Forum.

Uzbekistani është partneri tregtar më i madh i Koresë (2 miliardë USD në vitin 2013) në shumë vende të Azisë Qendrore, ku jetojnë shumë koreanë. Kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike, tregtia midis Koresë dhe Uzbekistanit ishte prej vetëm 3 milion USD, ndërsa në 2013 tregtia arriti në 2 miliardë KRW, d.m.th. 600 herë më shumë sesa 20 vjet më herët, gjatë viti të parë të marrëdhënieve diplomatike. Në këtë moment, Uzbekistani është partneri tregtar më i madh tregtar i Koresë në disa vende të Azinë Qendrore.

Në samit, Presidentja Park tha: "Ne kemi rënë dakord për të zhvilluar marrëdhënie miqësore më shumë se kurrë. Deklarata e përbashkët e sotme përfaqëson projektin e mbështetjes së partneritetit strategjik mes dy vendeve, me të cilin përcaktohen qasjet praktike të bashkëpunimit në disa fusha."

Presidentja Park theksoi që tregtia është një nga fushat më të rëndësishme për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe që bashkëpunimi në fushën e investimeve do të zhvillohet në mënyrë të konsiderueshme, kur planet e investimeve të ndërmarrjeve koreane, duke përfshirë zhvillimin e burimeve në shkallë të gjerë dhe investimet në infrastrukturën ndërtimore, do zbatohen me sukses në këtë mjedis investimi aq tërheqës, si edhe në mbështetjen financiare të Uzbekistanit.

Në këtë kontekst, Presidentja Park ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e investimeve midis Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë të Koresë dhe Ministrisë së Marrëdhënieve Ekonomike dhe Investimeve të Uzbekistanit, si edhe për marrëveshjen për rritjen e biznesit kreditor midis Bankës Eksim të Kresë dhe Bankës së Uzbekistanit.



중앙아시아 이미지

"Deklarata e Përbashkët për zhvillimin dhe intensifikimin e Partneritetit Strategjik midis Koresë dhe Uzbekistanit"

Kemi rënë dakord të zgjerojmë vazhdimisht tregtinë, duke përdorur strukturën ekonomike plotësuese të të dyja vendeve lidhur me partneritetin strategjik. Duke marrë parasysh që Iniciativa Evroaziatike e qeverisë koreane është njëlloj si qëllimi i qeverisë uzbeke, të dyja vendet mund të përforcojnë partneritetin e vet strategjik përmes bashkëpunimit të ngushtë.

Ndërkohë, Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Hwan-Seong ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit Koreja-Uzbekistani, si anëtar i Misionit Ekonomik. Afërsisht 400 njerëz nga bota e politikës dhe financave të të dyja vendeve kanë marrë pjesë në këtë forum. Organizatat qeveritare dhe ndërmarrjet e të dyja vendeve kanë nënshkruar memorandume të mirëkuptimit lidhur me aktivitetet e biznesit. Pjesëmarrësit diskutuar për qasjet e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.



중앙아시아 이미지

(Majtas, Djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Hwan-Seong i dhe Drejtori i Korporatës në Kazakistan gjatë Forumit të Biznesit Koreja-Kazakistani

Kazakistani është partneri më i madh, sa u përket investimeve koreane në disa vende të Azisë Qendrore. Afërsisht 250 ndërmarrje koreane bëjnë biznese atje. Kazakistani ka implementuar më Korenë një projekt të zhvillimit ekonomik me vlerë prej 10 miliardë USD në sektorët e energjisë, burimeve dhe infrastrukturës. Kazakistani ka potencial për më shumë bashkëpunim.

Të dyja vendet kanë nënshkruar një marrëveshje për përjashtimin e vizave, me qëllim për të aktivizuar bashkëpunimin, si edhe shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, duke përfshirë projektin e modernizimit të Hekurudhës së Kazakistanit në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunimin hekurudhor, i cili është nënshkruar gjatë vizitës së Presidentes Park.

Kazakistani ka arritur një zhvillimin ekonomik të jashtëzakonshëm, duke ecur së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, pasi ai ka hequr dorë nga armët bërthamore. Kazakistani ka kushtuar vetveten çdo herë e më shumë për të parandaluar zhvillimet në fushën e armëve bërthamore. Presidentja Park ka pranuar mbështetjen e Presidentit Nazarbajev për Iniciativën e Drezdenit, duke konfirmuar vullnetin e Presidentit Nazarbajev të kundërshtojë zhvillimin bërthamor të Koresë së Veriut. Përveç kësaj, presidentja Park tha se ajo mbështet anëtarësimin e Kazakistanit në OBT.

Presidenti Nazarbayev ka theksuar se Kazakistani do të jetë një partner i rëndësishëm i Koresë, i cili mbështet politikat dhe bashkëpunimin ekonomik të qeverisë koreane, duke përfshirë "zgjerimin e bashkëpunimit në Evroazi", si edhe "diplomacinë në Azinë Qendrore për prosperitet të përbashkët dhe bashkëpunim".



중앙아시아 이미지

(Majtas) Samiti i Presidentes Park Geun-hye dhe Presidentit Nazarbajev (Djathtas) Presidentja Park Geun-hye dhe Presidenti Nazarbajev në Konferencën e përbashkët të shtypit për të festuar Samitin e përbashkët Koreja-Kazakistan

Arritja më e rëndësishme e këtij udhëtimi ka qenë mbështetja e aktiviteteve të ndërmarrjeve koreane në Azinë Qendrore. Në veçanti, Kazakistani ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike të gjeneruar në termocentralin Balhash, të cilin e kanë financuar kryesisht ndërmarrjet koreane. Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e centralit të ri është nënshkruar gjatë vizitës shtetërore të parë në Turkmenistan. Është përgatitur themeli për depërtimin e ndërmarrjeve koreane.

Presidentja Park theksoi, "Plani i modernizimit të Kazakistanit 'Strategjia 2050' ka diçka të përbashkët me Konkurrencën Kreative që Koreja e mbështet. Për këtë arsye është e rëndësishme që të hulumtojmë të ardhmen së bashku. "

Shumica e vendeve të Evroazisë konsiderojnë që krijimtaria e publikut është çelësi për të gjeneruar një fuqi lëvizëse të re, e cila do të mundësojë rritjen dhe inovimin ekonomik në bazë të kreativitetit. Duhet të eksplorojmë mundësi të reja të biznesit për të plotësuar iniciativën evroaziatike për "Një Kontinent", "Kontinentin e Kreativitetit" dhe "Kontinentin e Paqes", si edhe për të përforcuar potencialin e bashkëpunimit, duke hapur kanalin për një komunikim të ri në Evroazi.

Ne kuadër të përpjekjeve të mëdha të nevojshme për të implementuar Iniciativën Evroaziatike, kompania Ceragem ka hapur degën e saj në Kazakistan në Maj 2006, duke administruar qendra në Almaty dhe Astana. Ceragem ka qenë vazhdimisht në rritje, në sajë të përvojës së specializuar të marketingut të drejtuar ndaj realizimit të përshtypjes së konsumatorëve në Kazakistan.

Nga anëtarët e delegacionit që e ka shoqëruar Presidenten Park në Azinë Qendrore, Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Hwan-Seong ka qenë i vetmi përfaqësues i industrisë së pajisjeve mjekësore. Ai tha: "Ceragem do të luajë një rol të veçantë në depërtimin e ndërmarrjeve koreane në tregjet të Azisë Qendrore, duke mundësuar hyrjen e tyre në Iniciativën Evroaziatike, si edhe rritjen e ndërsjellë në Azinë Qendrore." Ai ka pranuar se kompania Ceragem ishte përfaqësuesja e prodhuesve koreanë të pajisjeve mjekësore, e cila kishte si detyrë të kërkojë mundësi të reja të biznesit dhe të përforcojë bizneset ekzistuese në Azinë Qendrore.

[2015년 4월 18일~26일]

기회의 대륙 중남미(콜롬비아, 페루, 칠레, 브라질) 지구 반대편까지 확대해 가는 우리 경제 영역

Turneu i Presidentes Park Geun-hye dhe Misionit Ekonomik korean në Amerikën e Mesme dhe Jugore ka pasur përmasa të papara. Pritshmëritë nga industria rriten si pasojë të theksimit të rolit të liderëve të biznesit në Misionin Ekonomik. Presidentja Park ka vizituar Perunë, Kilin dhe Kolumbinë gjatë këtij turneu. Këto vende janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Amerikës së Mesme dhe Jugore: Popullsia dhe GDP-ja e këtyre 3 vendeve përfaqësojnë një gjysmë të popullsisë dhe GDP-së në të gjithë Amerikës së Mesme dhe Jugore.

Në sajë të rritjes ekonomike të qëndrueshme në këtë rajon, klasa e mesme është rritur në 41% në krahasim me vitin 2010. Për këtë arsye, kërkesa e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë, siç janë automjetet, komunikimi dhe mjekësia, po rritet shpejt në këtë rajon. Tregjet e Amerikës së Mesme dhe Jugore janë tregje të rëndësishme në zhvillim, ashtu siç janë tregjet e Azisë.



중남미 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye në një takim me koreanët e Kolumbisë dhe fëmijët që e mirëpresin (Djathtas) Presidentja Park Geun-hye jep një fjalim të shkurtër në takimin me koreanët e Kolumbisë

Koreja ka nënshkruar një FTA me Kili dhe Peru nga 3 vende të vizituara në turne. Në këtë moment, Asambleja Kombëtare përgatit procedurat e ratifikimit e FTA-së me Kolumbinë.



중남미 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye jep një fjalim të shkurtër në Forumin e Biznesit Koreja-Kili (Në mes) Presidenti i kompanisë Cerabem Lee Hwan-seong (Djathtas) Pesidentja Park Geun-hye jep një fjalim të shkurtër në Forumin e Biznesit Koreja-Peru

Nëpërmjet këtij turneu, Koreja është përpjekur të zgjerojë zonat tregtare në vendet e Amerikës së Mesme dhe Jugore, të cilat fokusohen aktualisht në industrinë e automjeteve dhe pajisjeve elektronike. Gjatë turneut, zyrtarët dhe liderët e biznesit kanë diskutuar idenë e diversifikimit të tregtisë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shëndetësinë dhe industrinë e energjisë, në bazë të një marrëveshje kulturore për shpërndarjen e Valës Koreane.



중남미 이미지

"Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit nga ana e Presidentes së Republikës së Koresë Park Geun-hye dhe Presidentit të Perusë Ollanta Humala"

Me qëllim për të diversifikuar fushat e tregtisë, Koreja fokusohet në zgjerimin e themelit të tyre. Kemi nënshkruar një MM me kompanitë dhe shoqatat lokale të shpërndarjes për të mbështetur aktivitetet on-line të kompanive koreane në Amerikën e Mesme dhe Jugore. Përveç kësaj, Koreja ka mbështetur krijimin e një sistemi zhdoganimi të tipit "e-trading", për të ndihmuar kompanitë koreane që të zvogëlojnë shpenzimet dhe kohën e përpunimit të operacioneve tregtare. Gjithashtu, Koreja ka përgatitur terrenin për hyrjen e fuqisë punëtore të re nga vendi ynë në tregjet e Amerikës së Mesme dhe Jugore, duke nënshkruar marrëveshjen për Vizën e Pushimit të Punës (Working Holiday Visa), Memorandumin e Mirëkuptimit për nisjen globale të biznesit dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për shkëmbimin e personelit të kualifikuar.

Një total prej 125 kompanive e kanë shoqëruar Presidenten në kuadër të Misionit Ekonomik gjatë këtij turneu. Pjesëmarrja e kompanive në turneun e Misionit Ekonomik në Amerikën e Mesme dhe Jugore ka qenë më e madhe në krahasim me turnetë e mëparshme: 10 kompani më shumë kanë marrë pjesë në këtë turne në krahasim me turneun në Lindjen e Mesme. Sidomos, pjesëmarrja e kompanive të vogla dhe të mesme (78 kompani) është rritur në këtë turne. Kompanitë e vogla dhe të mesme kanë përbërë 62% të kompanive që morën pjesë në Misionin Tregtar, d.m.th. 9% sesa në turneun e mëparshëm në Lindjen e Mesme (51%).



중남미 이미지

(Majtas) Presidentja Park Geun-hye jep një fjalim të shkurtër në Forumin e Biznesit Koreja-Kili (Në mes) Presidenti i kompanisë Cerabem Lee Hwan-seong në forum

Nga ana tjetër, Ceragem ka monitoruar biznesin në Amerikën Jugore që nga fillimi i operacioneve të veta në 2008. Përveç punësimit të banorëve lokalë, Ceragem është orvatur për të promovuar kulturën koreane dhe mjekësinë alternative, duke nxitur banorët lokalë që të promovojnë produktet Ceragem në harmoni me atmosferën lokale. Si rezultat i përpjekjeve tona, në këtë moment 50 qendra Ceragem veprojnë me sukses në këtë rajon.

Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Whan-seong ka marrë pjesë në turneun e Misionit Ekonomik në Amerikën e Mesme dhe Jugore. Kjo ka qenë hera 6-të që ne marrin pjesë në turneun e Misionit Ekonomik. Presidenti Lee ka kërkuar një bashkëpunim aktiv me kompanitë koreane në Amerikën e Mesme dhe Jugore, gjatë darkës zyrtare të organizuar nga Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe Presidenti i Perusë, Ollanta Humala.



중남미 이미지

(Majtas) Letra e ftesës në banketin shtetëror të organizuar nga Presidenti i Kolumbisë (Në mes) Letra e ftesës në banketin shtetëror të organizuar nga Presidenti i Perusë (Djathtas) Presidentja Park Geun-hye në banketin shtetëror

Ai tha: "Koreja dhe vendet e Amerikës së Mesme dhe Jugore duhet të diversifikojnë fushat, përmes investimeve reciproke, bashkëpunimit teknologjik dhe partneritetit strategjik, duke tejkaluar tregtinë e thjeshtë." Përveç kësaj, Presidentja Lee ka vizituar Qendrën Ceragem për Amerikën e Mesme dhe Jugore, duke i inkurajuar të punësuarit e saj. Ai ka shprehur vlerësimin e tij për arritjet e shkëlqyera të të punësuarve, duke luajtur rolin e një diplomati privat ose të një ure lidhëse midis Koresë dhe Amerikës së Mesme dhe Jugore, dhe duke tejkaluar vështirësitë e mjedisit të biznesit.



중남미 이미지

(Majtas/Djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee Hwan-seong i inkurajon zyrtarët dhe të punësuarit në Qendrën CERAGEM për Amerikën e Mesme dhe Jugore

[April 2~5, 2016]

'Dream and Try to Achieve It' 'Amigo to Open Future Together' Mexico

Meksika është partneri tregtar i Koresë në marrëdhëniet tona plotësuese dhe bashkëpunuese. Meksika është tregu i dytë më i madh, pas Brazilit, sipas burimeve minerale dhe fuqisë punëtore të lirë. Me qëllim për të siguruar tregjet e rëndësishme të Meksikës dhe Amerikës së Mesme dhe Jugore, një numër i madh ndërmarrjesh e ka shoqëruar Presidenten Park në Misionin Ekonomik që ka udhëtuar në Meksikë. Ky ka qenë Misioni Ekonomik më i madh që ka udhëtuar në Meksikë.



Mexico img

(Majtas dhe djathtas) Presidentja Park Geun-hye merr pjesë në takimin Koreja-Meksika

Kjo vizitë në Meksikë është shumë e rëndësishme në aspektin e zbatimit të "Diplomacisë Ekonomike në Bregdetin e Oqeanit Paqësor". Si zgjatje e vizitës tregtare në rajonin aq të rëndësishëm të Oqeanit Paqësor (Amerikës Jugore), dukë përfshirë Kolumbinë, Perunë dhe Kilin, vizita në Meksikë pasqyron vullnetin e fortë të qeverisë koreane për të promovuar bashkëpunimin ekonomik me Amerikën e Mesme dhe Jugore.

Meksika është një treg i gjerë që ka vendosur tashmë Partneritetin Tej-Paqësor (TPP) dhe rrjetin FTA me 45 shtete. Edhe në të kaluarën, korporatat koreane i kanë kushtuar vëmendje Meksikës si kryeurën, me të cilën ato mund të hyjnë në tregjet e Amerikës së Mesme dhe Jugore. Meksika ka tërhequr vëmendjen e tyre për shkak të rregulloreve tregtare inovuese dhe implementimit të politikës për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat janë implementuar që nga inaugurimi i Presidentit Enrique Pena Nieto në 2012 për të përmirësuar konkurrueshmërinë e Meksikës. Gazeta "Financial Times" e ka quajtur Meksikën "Tigri Aztek", për shkak të aftësisë së këtij shteti për të transmetuar imazhin e njërës prej bazave prodhuese të botës.



Mexico img

(Majtas dhe në mes) Presidentja Park Geun-hye dhe Misioni Ekonomik merr pjesë në Forumin e Biznesit Koreja-Meksika (Djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee, Hwan-seong merrë pjesë Forumin e Biznesit Koreja-Meksika

Gjatë Samitit Koreja-Meksika, Presidentja Park, Geun-hye është orvatur për të përgatitur një bazë solide me qëllim për të përmirësuar motorët e rritjes së Koresë, duke përfshirë zgjerimin e industrisë, infrastrukturës dhe industrisë kulturore me vlerë të shtuar të lartë. Pas përfundimit të këtij Misioni Ekonomik, të dyja vendet kanë vendosur bashkëpunim ekonomik në shkallën më të gjerë. Tridhjetë e katër memorandume mirëkuptimi janë nënshkruan në fusha të ndryshme, duke përfshirë; tregtinë elektronike, shëndetësinë, infrastrukturën e transportit, financat, të sigurinë dhe industrinë kulturore kreative. Një Mision Tregtar i përbërë nga 144 korporatash, duke përfshirë 95 korporata të vogla dhe të mesme, ka kërkuar mundësi biznesi në tregjet e Meksikës dhe Amerikës përmes forumeve të biznesit dhe konsultimeve individuale me kompani të ndryshme. Pa dyshim, rezultati më i rëndësishëm ka qenë rihapja e negociatave FTA midis Koresë dhe Meksikës pas një pauze 8-vjeçare.



Mexico img

(Majtas dhe djathtas) Presidentët e Koresë dhe Meksikës, së bashku me përfaqësuesit, nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi të bashkëpunimit ekonomik

Nëse FTA finalizohet me sukses, Koreja do të zgjerojë nivelin e bashkëpunimit ekonomik (aktualisht 74,6%). Kjo do të lehtësojë eksportimin e produkteve koreane që kanë vështirësi për shkak të tatimeve doganore të larta. FTA Koreja-Meksika to të ndihmojë ndërmarrjet koreane që të zgjerojnë bizneset në tregjet e jashtme dhe të përgatiten për konkurrueshmërinë globale.



Mexico img

Presidentët e Koresë dhe Meksikës në një konferencë shtypi në Pallatin Presidencial në Mexico City

Kompania shëndetësore globale Ceragem ka bërë biznese në Meksikë për 12 vjet, që nga viti 2004.. Në këtë moment ka 56 qendra Ceragem në Meksikë. Presidenti i kompanisë Ceragem Lee, Whan-seong ka inkurajuar personelin lokal, i cili ka vepruar si një urë ekonomike dhe kulturore midis të dyja vendeve, pavarësisht nga mjedisi i vështirë. Presidenti Lee ka vlerësuar përpjekjet e tyre duke thënë: "Të punësuar të shkëlqyer, siç jeni të gjithë ju, kanë ndërtuar kompaninë Ceragem të ditës së sotme dhe do të ndërtojnë edhe kompaninë Ceragem të së ardhmes".



Mexico img

(Majtas dhe djathtas) Presidenti i kompanisë Ceragem Lee, Whan-seong viziton dhe inkurajon të punësuarit në qendrën tonë në Meksikë.

Meksika ka qenë pikënisja për përhapjen e valës kulturore koreane në Amerikën e Mesme dhe Jugore që nga fillimi i viteve 2000. Ky turne ka konfirmuar popullaritetin e kulturës koreane në Meksikë, si edhe mundësinë për të përforcuar industrinë kulturore kreative në të dyja vende. Kultura koreane është shumë popullore në Amerikën e Mesme dhe Jugore, duke përfshirë Meksikën. Thuhet se mbi 2 milion meksikanë mësojnë artin ushtarak tradicional korean Taekwondo. Edhe kultura koreane është shumë popullore. Gjatë këtij turneu, serveri i faqes web të një salle koncertesh është rrezuar, për shkak të numrit të madh të njerëzve që dëshironin të blinin bileta për një shfaqje kulturore koreane. Sala e koncerteve ka një kapacitet prej 3.200 njerëzish.



Mexico img

(Majtas) Shfaqja e një grupi korean të muzikës pop (Në mes) Shfaqja e artit ushtarak korean Taekwondo (Djathtas) Presidentja Park, Geun përshëndet publikun në skenë.

Të dyja vendet kanë rënë dakord të bashkëpunojnë më shumë në përmirësimin e industrisë kulturore kreative. Dëshira jonë është të përhapim kulturën koreane edhe më shumë, në mënyrë që njerëzit të gëzojnë kulturën koreane së bashku në nivel global.

Tregjet e Amerikës së Mesme dhe Jugore, duke përfshirë Meksikën, do të jenë një oqean të kaltër, i cili do të krijojë një industri të re me vlerë të shtuar, duke promovuar industrinë kulturore koreane në një treg më të gjerë.

Ashtu si tha poeti meksikan Oktavio Paz në një poemë: "Ëndërro dhe përpiqu ta arrish". Nëse Meksika dhe Koreja përpiqen të arrijnë ëndrrën e tyre të përmirësojnë ekonominë dhe kulturën të të dyja vendeve, eventualisht kjo do të çojë në përmirësimin e situatës së këtyre kombeve një hap më lartë. Ky turne në Meksikë ka përforcuar miqësinë midis Meksikës dhe Koresë si dy "amigos" që mund të krijojnë një ardhshmëri të begatë, duke tejkaluar pengesat gjeografike.